Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars
Av Lauri Heikkinen.

Mark Rutte paralajmëron Serbinë: Përmbahuni nga retorika nxitëse ndaj Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kritikuar retorikën e zyrtarëve serbë ndaj Kosovës, duke kërkuar përmbajtje dhe përgjegjësi më të madhe nga Serbia në raport me stabilitetin rajonal. Në adresimin e tij më 26 maj para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Rutte i kërkoi përfaqësuesit serb që të ndalojë përdorimin e termit “regjimi në Prishtinë”, duke e cilësuar këtë gjuhë si të padobishme dhe nxitëse. “Serbia është vendi më i madh në rajon. Kemi nevojë për lidershipin tuaj. Por përmbahuni nga kjo retorikë”, theksoi ai. Rutte nënvizoi rolin qendror të KFOR-it si garanci për paqen në Kosovë dhe tha se NATO do të sigurohet që forcat e saj të jenë gjithmonë të përgatitura dhe të pajisura. Rutte përmendi edhe takimin e tij të fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke kujtuar domosdoshmërinë që autorët e sulmit në Banjskë dhe incidenteve tjera gjatë 2023 të mbahen përgjegjës.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …