Martin Vulaj kritikon Albin Kurtin për injorimin e kërkesës për takim: “Jemi të zhgënjyer”

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për mospranimin e një takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në rajon. Ndonëse një kërkesë zyrtare për takim u dorëzua përmes Ambasadës së Kosovës në SHBA, Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Në të kundërt, presidentja Vjosa Osmani e priti delegacionin më 8 mars, ku u diskutua nevoja për formimin e një qeverie të re dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht injorimit nga Kurti, delegacioni u prit në takime nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Milojko Spajiq. Ndërsa jemi të zhgënjyer që nuk patëm mundësinë të takoheshim me të, veçanërisht duke pasur parasysh ndryshimet globale dhe ato në Uashington, mbetemi të përkushtuar për të punuar me të gjitha institucionet e Kosovës,” ka deklaruar Vulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …