Fatmir matoshi

Matoshi: Radio Kosova e Lirë e mbajti gjallë shpresën tonë për liri, duke raportuar nga zonat e rrezikshme të luftës

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Fatmir Matoshi për nder të Ditës Ndërkombëtare e Radios e ka kujtuar sot punën e jashtëzakonshme të Radios Kosova e Lirë si dhe kontributin e gazetarëve dhe raportuesve të luftës që mbajtën gjallë shpresën tonë për liri. “Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios, mediumit që në Kosovë dha një kontribut historik jashtëzakonisht të madh, në informimin e drejtë të opinionit publik, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë kombëtar, mobilizimin e qytetarëve për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit tonë. Në këtë ditë, si në çdo ditë tjetër, vlerësojmë lartë kontributin e gazetarëve dhe raportuesve të luftës që mbajtën gjallë shpresën tonë për liri, duke raportuar edhe nga zonat e rrezikshme të luftës, siç ishte “Radio Kosova e Lirë”. Pavarësisht konkurrencës dhe ndryshimeve globale radio po mbetet zë informues i shoqërisë dhe i tillë uroj të jetë gjithmonë. Urime për të gjithë gazetarët dhe raportuesit e radios!”, ka shkruar ai.

Matoshi: Radio Kosova e Lirë e mbajti gjallë shpresën tonë për liri, duke raportuar nga zonat e rrezikshme të luftës

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …