Matthew Miller: Serbia ende nuk e ka konfirmuar nëse i ka larguar trupat për rreth kufirit me Kosovën

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Metju Miller, ka thënë se Serbia ende nuk e ka konfirmuar nëse i ka larguar trupat për rreth kufirit me Kosovën. Ky  ishte një hap i mirë i Serbisë. I kemi parë lajmet se Serbia i ka tërhequr trupat, por ne nuk kemi mundur ta vërtetojmë ende në mënyrë të pavarur këtë”, ka deklaruar Miller. Amerika kishte alarmuar për vendosjen e trupave serbe afër kufirit me Kosovën, duke i kërkuar Beogradit që t’i largojë ato trupa afër kufirit me Kosovën. Veprimi i Serbisë erdhi pas ngjarjeve të 24 shtatorit, ku një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës që kjo e fundit më pas u detyrua të niste operacion kundër atij grupi terrorist. Për këto zhvillimeve, Amerika kërkoi që dy shtetet t’i kthehen dialogut me  ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …