Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij është një përkrahës i fortë i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shprehur shpresën që ky proces të përfundojë në muajin maj. Finlanda ka qenë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në KiE, prej kur ka qenë në agjende dhe kemi vazhduar të përkrahim më tutje. Ne mendojmë se duhet të ndodhë shumë shpejtë dhe shpresojmë që në muajin maj kjo të bëhet edhe realitet”, deklaroi ambasadori Nissinen. Finlanda nuk e ndërlidh çështjen e Asociacionit me anëtarësimin në KiE, duke theksuar se çështjet që nuk kanë lidhje direkte me anëtarësimin nuk duhet të ndikojnë në këtë proces. Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës dhe çështja kryesore është respektimi i të drejtave të njeriut. Ne mendojmë që në planin afatgjatë, anëtarësimi do të shërbejë si element stabilizues, ndoshta edhe në aspektin rajonal. Prandaj, nuk shohim arsye pse të mos vazhdohet me anëtarësim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit

 Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar …