Maturantët vitias me aksion për pastrimin e ambientit për gjatë shëtitores deri në fshatin Binqë

Një aksion për pastrimin e ambientit, do të organizohet të premten, pra nesër, në kuadër të projektit të USAID-it amerikan. Bartës të këtij organizimi është organizata e të rinjve ‘’Up to Youth” dhe do të realizohet me  maturantët e komunës së Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim organizatorët e këtij aksioni për të bashkërenduar  përgjegjësit rreth aktivitetit e ku do të përfshihen edhe kompania e pastrimit Eco Higjiena”, Njësia e Zjarrfikësve, organizata e shoqata që merren me ambientin etj. Aksioni do të filloj në ora 11:00 dhe do të startoj nga ura afër shkollave të mesme e do të vazhdoj  deri në fshatin Binqë, që kryesisht do të jetë përskaj lumit Morava dhe shëtitores.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …