leoni

Mbahet dëgjimi i fundit publik për hartimin e Projektbuxhetit 2026

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, së bashku me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë zhvilluar dëgjimin e fundit publik për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2026.

Sipas kryesuesit Zariqi, ky dëgjim është organizuar pas dorëzimit të projektbuxhetit nga ekzekutivi komunal, me qëllim që të diskutohen ide dhe propozime të ndryshme, të cilat mund të inkorporohen në dokumentin final.

Qytetarët e pranishëm në këtë dëgjim publik paraqitën kërkesat dhe nevojat e tyre. Shumica prej tyre vec se janë të inkorporuar në buxhetin e vitit 2026.

Projektbuxheti i Komunës së Ferizajt pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës më 30 shtator 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka përuruar palestrën shkollore sportive në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Vitisë”

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti më bashkëpuntorë kanë përuruar palestrën shkollore sportive …