Mbahet konsultim publik me qytetarë për Draft-Strategjinë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021-2025

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur konsultimi publik me qytetarë për Draft-Strategjinë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021-2025. Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm (DEZhT) në hapje të konsultimit tha se përgatitja e Draft-Strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021-2025, është bërë përmes kompanisë e cila është kontraktuar dhe se ky dokument është i një rëndësie të veçantë pasi që deri më tani nuk ka pasur strategji të tillë. Më duhet t’ju njoftoj se komentet për këtë dokument mund ti bëni gjatë konsultimit të sotëm por komentet, sugjerimet dhe vërejtjet mund ti dërgoni edhe përmes emailave: [email protected], [email protected] dhe [email protected], deri me 17 qershor 2021. Dokumenti është i publikuar në uebfaqen zyrtare të komunës së Rahovecit: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/05/Draft-Strategji-per-Zhvillimin-Ekonimik-Lokal-2021-2025-18.06.2021.pdf dhe në Platformën e Konsultimeve Publike: http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41105. Ndërsa, Albana Berisha-Qehaja përfaqësuese e kompanisë së kontraktuar nga komuna për përgatitjen e Draft-Strategjinë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021-2025 ka thënë se në procesin e hartimit të strategjisë janë përfshirë: sektori publik, më konkretisht zyrtarë të të gjitha drejtorive të komunës, pastaj bizneset dhe shoqëria civile. E gjithë kjo për të krijuar kushte më të mira për rritjen ekonomike dhe gjenerimin e punësimit në komunën e Rahovecit. Andaj, qëllim parësor i kësaj strategjie është ndërtimi i kapacitetit ekonomik të komunës së Rahovecit për të përmirësuar të ardhmen e saj ekonomike dhe cilësinë e jetës për të gjithë. Rrjedhimisht, të identifikojë resurset që posedon komuna e Rahovecit dhe shfrytëzimi i tyre për rritje ekonomike. Po ashtu, SZHEL për komunën e Rahovecit përqendrohet në rritjen e konkurrencës, duke siguruar rritjen e qëndrueshme dhe që ajo të jet gjithëpërfshirëse. Qytetarët që ishin të pranishëm në konsultim publik, përpos që e falënderuan drejtorin Artan Asllani dhe përfaqësuesit e kompanisë për përgatitjen e kësaj strategjia, kanë dhënë edhe rekomandime kryesisht teknike dhe sipas drejtorit dhe zyrtarëve të kompanisë rekomandimet e dhëna do të hynë në dokumentin final.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …