Mbahet mbledhja e 33-të e Kuvendit Komunal në Mitrovicë

Nën drejtimin e kryesuesit, Bislim Imeri  dhe në prani të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri  dhe  bashkëpunëtorëve të tij, është mbajtur mbledhja e 33-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, që më parë kishin qenë temë diskutimi në mbledhjen e KPF.

Raporti i punës së Drejtorisë së Arsimit për periudhën Tetor 2015 – Maj 2016 është larguar nga rendi i ditës dhe është  shtyer për mbledhjen e ardhshme, ndërkohë që me 8 vota për, 12 kundër dhe 5 abstenime  nuk u miratua Propozim – vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale Operatorit Ekonomik “Blegza”,  ndërsa të gjitha të gjitha pikat tjera të rendit të ditës që u shqyrtuan, u aprovuan me shumicë votash.

Me kërkesë nga këshilltarët e PDK-së u kërkua që pika e katër e rendit të ditës; Informatë e Kryetarit për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Komunën e Mitrovicës të kaloi si pikë e dytë e rendit të ditës.

Në këtë seancë është miratuar në parim; Korniza afatmesme buxhetore 2017-2019;

Orari i dëgjimeve buxhetore për kërkesat fillestare të buxhetit komunal 2017-2019; Draft –Statuti i QKMF-së.

Këshilltarët aprovuan  edhe Propozim-vendimin për miratim paraprak të vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme te Komunës në shfrytëzim afatshkurtër personave fizikë/juridikë; Propozim- vendimi për ndryshim të vendimit të Kuvendit Komunal Nr.02/06-2182/8 dt.26.05.2016.

Ndërsa  me 23 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim u  miratuan pikat prej 8 deri në 16 të rendit të ditës:

Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist NTP “Every Day”; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist AD “Fitimi Shped”; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist NTP “Nuka”; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist “Green Soil Kosova” SHPK; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist “Lami Project” SHPK; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist NTP “Fat Ari”; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist NTP “Drili Com”; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist NTP “Bio Pellet”; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale në Parkun Industrial Frashër subjektit afarist “Dragaj Group” SHPK

Në përfundim të seancës janë diskutuar  edhe pikat e fundit të rendit të ditës; Plani i veprimit për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas në Mitrovicë; Raporti për gjendjen në lëmin e sportit; Raporti i DAP-së për shitjen e veturave zyrtare; informatë për gjendjen në  Shëndetësi si dhe është miratuar dorëheqja e z. Sami Behrami nga Komiteti Konsultativ për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Ambientit.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë …