Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi, e treta për Vitin 2023. Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e pacenueshme, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:
-
Prishja e qetësisë publike;
-
Raportimin e shkeljeve ligjore;
-
Përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve;
-
Për punishtet në terren;
-
Për sigurinë në trafik;
-
Ndriçimi publik;
-
Ndërtimet pa leje;
-
Toleranca zero ndaj nxitjes së urrejtjes;
-
Mbrojtja e konsumatorit;
-
Mbrojtja e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
-
Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore, vendosja e flamurit të origjinës dhe vendosja e çmimeve në produkte ushqimore).
-
Problemet e mundshme ndëretnike;