Mbahet mbledhja e parë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2020, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, e cila do të mbahet gjatë këtij muaji. Në këtë mbledhje  të rregullt të  Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF),  të kryesuar nga  Kryesuesi Afrim Dina,  u miratua rendi i ditës me ndryshime pasi që para fillimit të mbledhjes u votua edhe për një pikë shtesë. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhje të Kuvendit Komunal që pritet të mbahet gjatë këtij muaji u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Plotësim ndryshimit të Vendimit 01 Nr. 1025 i datës 29.03.2018, për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, Raporti vjetor i punë së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2018, Informatë mbi Planin e punës të Kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2019,  Raporti vjetor financiar i komunës së Rahovecit për vitin 2018, Informatë nga Plani vjetor i njësisë së auditimit të brendshëm të KK- Rahovec, Shqyrtimi i Planit të veprimit të Rekomandimeve për vitin 2018 nga auditori kombëtar ( të jashtëm), Shqyrtimi i Raportit të punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2018 dhe Propozimin për Shpalljen me interes të përgjithshëm  publik të pronave për ndërtimin e Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit. Raportin vjetor të punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019, mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/01/Rsaport-vjetor-i-punes-se-Qeveresise-Komunale-per-vitin-2019.pdf.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-komitetit-per-politike-dhe-financa/?page=2019 , mund ti gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të KPF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …