Mbahet mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti mbledhjen e VIII-të të rregullt të cilën e kryesoi Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile u debatua për këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”,

– Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan,

– Rishqyrtimi i Vendimeve të Kuvendit me Rekomandim të MAPL-së dhe

– Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhdar me pikat e rregullta të rendit të ditës.

Pik a e dytë e rendit të ditës lidhur më  Draft-Rregulloren për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”, pas dhënies së arsyeshmërisë nga drejtori i Arsimit Bekim Vishaj se për këtë draft dokument është diskut edhe në debatin publik, kjo pikë e rendit të ditës ka marrë votën e asamblistëve  në mënyrë unanime. Me disa plotësim ndryshime, me shumicë votash është miratuar edhe pika e tretë e rendit të ditës. Ndërsa sa i përket pikës së 4-të të rendit të ditës, pas disa diskutimeve janë shfuqizuar dy vendime të marra më herët:

  1. Vendimi 01 Nr. IX-10 për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore Z.K-Lëbushë

  2. Vendimi 01 Nr. IX-10 për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore Z.K Baballoq

Këto dy vendime janë shfuqizuar me rekomandim të MAPL-së.

Ndërsa dy vendime tjera:

  1. Vendimi 01 Nr.IX-1 për inicimin e procedurës për themelimin e ndërmarrjes publike komunale ‘’Ujësjellësi’’Sh.A për menaxhimin e ujit të pijes në komunën e Deçanit dhe

  2. Vendimi 01Nr.IX-1/1 për themelimin e komisionit për hartimin e normave të duhura ligjore deri në shkëputje të ndërmarrjes publike komunale ‘’Ujësjellësi’’SH.A nga ,,Hidrodrini’’K.R.U.

Këto dy vendime nuk janë shfuqizuar me arsyetimin se duhet të konsultohen ekspert të fushës për të qartësuar më mirë gjërat lidhur me këto vendime të marra më herët e mandej të diskutohen prapë në seancën e radhës të asamblesë komunale.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …