Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së në Komunën e Hanit të Elezit

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit për muajin Tetor me këtë rend pune.

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Informatë mbi sigurinë në komunën e Hanit të Elezit.

  3. Informatë mbi situatën me pandeminë Covid -19 në Han të Elezit.

  4. Të ndryshme.

Takimin e kryesoi Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma. Lidhur me gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit anëtarët e KKSB-së e vlerësuan të qetë dhe stabile. Nga Stacioni Policorë në Han të Elezit raportoi z.Shpend Dema i cili tha se gjatë muajit Tetor janë raportuar gjithsej 8 raste prej të cilave 5 raste penale dhe 3 raste me kundërvajtje. Nga Policia e vijës së gjelbër po ashtu u raportua për gjendje të mirë dhe stabile, ndërsa gjatë muajit Tetor janë regjistruar 3 raste të tentimit të kalimit ilegal të kufirit. Informatën mbi situatën me pandeminë Covid -19 në Han të Elezit e prezantoi kryetari i komunës Rufki Suma i cili tha se aktualisht në komunë nuk kemi as një rast pozitiv. Janë administruar gjithsej 7810 vaksina prej të cilave 4203 qytetarë kanë marrë dozën e parë ndërsa janë 3607 qytetarë që kanë marrë dy doza të vaksinimit. Në pikën të ndryshme kryetari Suma iu referua procesit zgjedhorë të datës 17 Tetor. Kryetari Suma tha se përkundër disa parregullsive në ditën e zgjedhjeve, fatmirësisht nuk ka pas ndonjë incident që do ta cenonte sigurinë e banorëve gjatë procesit të votimit. Mirëpo sipas kryetarit Suma zhvillimet e mbrëmjes ndërmjet 16-17 Tetorë ka qenë e ngarkuar me shumë aktivitete të cilat e kanë cenuar rëndë heshtjen zgjedhore ku janë evidentuar shumë incidente, të shtëna me armë dhe të cilat me kohë i janë raporuar Policisë së Kosovë, por që fatkeqësisht në raportet e tyre këto zhvillime nuk figurojnë. Kryetari Suma tha se beson që organet kompetente do të mirren me gjithë këto raste dhe të japin vlerësimin e duhur. Për këtë u deklarua edhe zyrtari nga Policia e Kosovës në Han të Elezit Shpend Dema i cili tha se organet kompetente të Policisë së Kosovë kanë inicuar rast të hetimit për të siguruar informata të plota për të cilat pretendohen se kanë ndodhe ndërmjet datë 16-17 Nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …