Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt mbledhja e katërt me radhë e Komitetit për Komunitete. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
-
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
-
Raport nga ZLK-ja.
-
Ftesë Drejtorit të Arsimit.
-
Të ndryshme.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi Shkëlzen Berisha. Të pranishëm ishin anëtarët e Komitetit, Ramiz Bajramaj – zyrtar në Drejtorinë e Arsimit, përfaqësues të OSBE-së dhe UNMIK-ut si dhe përfaqësuesja e organizatës IOM. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Sa i përket raportit nga ZLK-ja, Shaban Pejçinoviç tha se gjatë këtij muaji në zyrën tonë kemi pranuar disa palë me kërkesa të ndryshme, pastaj tregoj që ka qenë pjesë e takimit të mbajtur me kryeministrin me të gjitha komunat e Kosovës, ku kanë marrë premtim për përkrahje të vazhdueshme për komunitetet. Po ashtu, ka marrë pjesë në mbledhjen regjionale që është mbajtur në Pejë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, pjesë e takimit ka qenë edhe UNMIKU, ku në këtë takim është thënë që po planifikohet miratimi i një rregulloreje për të riatdhesuarit. Zyrtari nga Drejtoria e Arsimit, Ramiz Bajramaj në raportin e tij tregoj numrin e saktë të nxënësve nga radhët e komuniteteve, të cilët po e vijojnë mësimin me rregull në shkollat e Komunës së Deçanit. Ai theksoj se gjithpërfshirja e nxënësve është e barabartë si dhe nuk ka raste të lajmërimit për bullizëm ose mostrajtim të barabartë në mes të nxënësve. Në të ndryshme, anëtarja e komitetit, Milanka Popoviç tha se me kërkesë të komunitetit që ajo përfaqëson, kërkon që të organizohen vizita ”shko dhe shiko”, në pronat e tyre që i kanë nëpër fshatrat e Deçanit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
