Në Deçan nën kryesimin e kryesuesit, Hajdar Sutaj është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e këtij viti e Kuvendit komunal të Deçanit.
Para asmbleistëve u propozua ky rend dite:
Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL-së).
Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm për Ndërmarrjen Publike Lokale (NPL) “Higjiena”; që është shtyer si pikë diskutimi për seancën tjetër, pasi mungonin përfaqësuesit e Bordit të NPL “Higjena” që janë pjesë e kuvendit.
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për pagesën e Kryetarëve të Këshillave të fshatrave; të cilën kërkesë e ardhur nga Drejtoria për Buxhet dhe Finananca, gjegjësisht drejtoresha Dafina Cacaj u përkra plotësisht.
Në pikën të ndryshme u mor vendimet që të shpallen “Qytetar Nderi të Komunës së Deçanit ” dy personalitete të rëndësishme, Kolonel Todd Jacobus, për kontributin dhënë ndër vite në Komunën e Deçanit në fusha të ndryshme, si dhe z. Marin Mema, për kontribut të çmuar në aspektin kombëtar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare shqiptare.