Mbahet mbledhja e VI- të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues i SHIP, z. Adem Lushaj si dhe7+ zyrtar komunal. Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026;
-
Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinorë;
-
Shqyrtimi i Planit tre vjeçar për strehim social në komunë;
-
Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm për vitin 2022 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;
-
Shqyrtimi i Draft-Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar;
-
Të ndryshme.
U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikat kaluan, përveç pikës 3-të që u largu nga rendi i ditës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
