Meka

Mbi 2 milionë besimtarë mysliman nga e gjithë bota kanë nisur haxhin në Mekë

Mbi 2 milionë  besimtarë mylsiman nga e gjithë bota sot  kane nisur haxhin në qytetin e Mekës. Në mesin e tyre janë edhe afër 7 mijë bashkëkombas tanë nga të gjitha viset etnike dhe diaspora. Anetaret e rinjë te haxhit  do të udhëtojnë në luginën e Mina, disa kilometra në lindje të Mekës, para fillimit të përpjetën e maleve të Arafat, ku nis edhe faza e pare e misionit të vlefshëm te haxhit pesë-ditore. Rendi, transporti dhe siguria e tyre është një operacion i madh logjistike qe eshte nen menaxhimin e Arabisë Saudite. Haxhi kulmon me mbledhjen e besimtarëve në Malin Arafat. Ky është vendi ku profeti Muhamed ka bërë predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë. Haxhi është njëra nga pesë kushtet e fesë Islame. Ky kusht obligon çdo mysliman të aftë dhe që ka kushte të mira ekonomike që ta kryejë këtë pelegrinazh një herë në jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …