Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Në ditën e dytë të testit të arritshmërisë, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre. Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji. Në mbajtjen e pjesës së parë të testit të arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se testi mbahet në në 176 qendra të testimit. Ajo ka thënë se pret respektim të rregullave në mënyrë që rezultatet të jenë reale.

Kontrolloni gjithashtu

Diplomaci simbolike pa mbështetje lobimi? Aktiviteti ndërkombëtar i Osmanit nën hijen e boshllëkut në Uashington

Në mungesë të lobimit zyrtar në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtuar dukshëm …