Mbi 500 mijë izraelitë morën pjesë në protestën më masive në historinë e këtij shteti

Mbi 500 mijë izraelitë morën pjesë në protestën më masive në historinë e këtij shteti

Mbi 500 mijë izraelitë morën pjesë në protestën më masive në historinë e këtij shteti. Motivi kryesor i tyre ishte kundërshtimi i planeve të qeverisë për reformën radikale në sistemin e drejtësisë. Numër rekord njerëzish dolën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200 mijë vetë besohet të kenë marrë pjesë në manifestimin në rrugët e Tel Avivit. Kritikët thonë se reforma do të minojë demokracinë. Por qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pretendon se ndryshimet janë në të mirë të qytetarëve. Për opozitën, kjo është kriza më e madhe në historinë e Izraelit. Synimi i reformës është që t’i japë qeverisë një ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër ekzekutivit ose për të rrëzuar legjislacionin. Në protestën kundër qeverisë u përfshirë rezervistët dhe pilotët e ushtrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …