Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e saj parë në të Legjislaturën e VII-të

Mbledhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të vendoset për seancën e demarkacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se sot në orën 16:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë të Kuvendit në të cilën do të vendoset për seancën e demarkacionit.

“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …