Mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet të hënën me 28 korrik

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, z. Armend Thaqi ka thirrur për të hënën me 28 korrik mbledhjën e tretë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2025. Mbledhja sipas njoftimit të postuar në faqën zyrtare të komunës do të mbahet në sallën e Komisioneve me fillim në ora 10.00.

Për këtë mbledhje kryesuesi Armend Thaqi ka propozuar këtë rend dite:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së dytë të rregullt e mbajtur me datë: 06.05.2025, procesverbalit të mbledhjes së parë të jashtëzakonshme e mbajtur me datë 13.06.2025 dhe procesverbalit të mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme e mbajtur me datë: 30.06.2025.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/874 datë:24.07.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës.

3.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2025.

4.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Malishevës për vitin 2024.

5.Shqyrtimi i kërkesave

6.Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …