Komuna e Deçanit njofton të gjithë bujqit e Komunës, se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka hapur thirrjen e aplikimit për pagesa-direkte (subvencione) për vitin 2020.
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 25 ditë kalendarik dhe fillon nga dita e shpalljes publike nga data 20.07.2020 dhe përfundon më datë 14.08.2020. Aplikimi bëhet pranë Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – në Komunën e Deçanit.