Burgu

KMDLNj: Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë për përkrahje më të madhe buxhetore e jo shkurtim të tij

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë me dije se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë për përkrahje më të madhe. Përmes një komunikate për medie, ky këshill ka treguar se me rishikimin e buxhetit për shkak të krizës ekonomike, Shërbimi Korrektues të Kosovës i është shkurtuar buxheti në shumë prej 750.000 eurosh. Sipas KMDLNj–së, kjo do të reflektohet në mbarëvajtjen e punës së këtij Shërbimi, stafit korrektues dhe personave të privuar nga liria. “Në raportet e mëparshme monitoruese të KMDLNj-së, njëri ndër problemet kryesore që e vështirëson punën e SHKK–së ishte pikërisht buxheti i pamjaftueshëm dhe i centralizuar prandaj si rekomandim i KMDLNj–së ishte rritja e buxhetit, decentralizimi i buxhetit dhe ngritja e kapaciteteve ekonomike brenda hapësirës së institucioneve të paraburgimit dhe korrektuese”, është thënë në komunikatën e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …