Brickos

Ndërtimi i shëtitores dhe hapësirave rekreative përgjatë lumit Erenik

Janë duke vazhduar punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i shëtitores dhe hapësirave rekreative përgjatë lumit Erenik”- faza IV-tertë, që tashmë ka filluar të marr pamjen e një prej atraksioneve kryesore rekreative që njëherit promovon stilin e jetesës së shëndetshme në komunën e Junikut, projekti do e zgjatë distancën e shëtitores gjegjësisht hapësirave rekreative përgjatë lumit Erenik nga magjia Makaj në drejtim të lagjeve Gacaferi dhe Tofaj dhe në anën e poshtme deri tek penda e ujitjes në Arasha, që do përmbyll shëtitoren për ecje 8 kilometërshe, buzë pishave dhe përgjatë lumit Erenik. Projekti po zhvillohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për promovim të mënyrës së shëndetshme të jetesës”. Projekti realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Junikut dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …