Të nderuar fermerë, nga 20.07.2020 fillon faza e aplikimit për pagesa direkte –  subvencione për këtë vit

Të nderuar fermerë, nga 20.07.2020 fillon faza e aplikimit për pagesa direkte –  subvencione për këtë vit. Ministria e Bujqësisë afatin për aplikim për pagesa direkte – subvencione për këtë vit e ka paraparë që të jetë deri më 14.08.2020. Sikurse edhe vitin e kaluar Komuna e Malishevës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të përfundojë sa më mirë për fermerët. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit afati për aplikim është më i shkurtër (25 ditë kalendarike), kur kësaj i shtohet edhe reduktimi i stafit si pasojë e gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19. Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj në bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha ka marr vendim që të punohet dhe ditëve të Shtune ( 09:00-15:00)me të vetmin qëllim që të gjithë fermerët e komunës të kenë mundësi të aplikojnë. Duke pasur parasysh situatën e krijuar me Pandeminë COVID-19, kërkohet nga të gjithë fermerët që të i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, duke respektuar distancën dhe mbajtjen e maskave, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë.

Vërejtje: Fermerët që nuk janë të pajisur me maska, nuk do të pranohen për të kryer shërbimin e aplikimit!

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …