Mbretëria e Norvegjisë dhuron 100 respiratorë mjekësorë për Qendrën Mjekësore të FSK-së

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 100 respiratorë mjekësorë për Qendrën Mjekësore të FSK-së

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grongahl, nënshkruan Marrëveshjen e arritur ndërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë të Mbretërisë së Norvegjisë, dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës për dhurimin e pajisjeve mjekësore, respektivisht 100 respiratorëve. Pas aktit të nënshkrimit, ministri Mehaj dhe ambasadori Grongahl, vizituan Qendrën Mjekësore të FSK-së, ku nga drejtori i Qendrës Mjekësore, Dr. Shkëlzen Syla u njoftuan me pajisjet e dhuruara si dhe me aftësitë dhe kapacitetet aktuale profesionale, teknike dhe funksionale të Qendrës.

Në prononcimin para mediave, ambasadori Grongahl, theksoi se Mbretëria e Norvegjisë, përmes këtij donacioni synon të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes me pajisje mjekësore –respiratorë me qëllim të rritjes së kapaciteteve teknike dhe mjekësore të Qendrës Mjekësore të FSK-së në mënyrë që të menaxhojë sa më efektshëm situatën emergjente shëndetësore për shkak të pandemisë COVID- 19.  Ai gjithashtu, theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Donacioni i sotëm përfshinë sasinë prej 100 respiratorëve dhe kapë vlerën rreth 1 milion euro duke përfshirë edhe koston e trajnimit të stafit për përdorimin e këtyre pajisjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …