Mbrojtja e Jakup Krasniqit akuza të rënda ndaj Prokurorisë: “Aktakuzë mbi spekulime, jo prova”

Avokatja e Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra, në deklaratën përfundimtare para Dhomat e Specializuara të Kosovës ka hedhur kritika të forta ndaj Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke thënë se rasti ndaj klientit të saj është ndërtuar mbi “spekulime dhe pretendime të pambështetura”. Sipas saj, vetë Prokuroria ka tërhequr pretendimin kyç se Krasniqi kishte vizituar dhomën e të ndaluarve në Malishevë  pretendim që, sipas mbrojtjes, ishte i vetmi që synonte ta lidhte atë drejtpërdrejt me një viktimë. Ajo theksoi se nuk ekziston asnjë dëshmitar që pretendon se Krasniqi ka rrahur, keqtrajtuar apo torturuar ndonjë person, duke e cilësuar ngritjen e aktakuzës si veprim të papërgjegjshëm. Mbrojtja akuzoi Prokurorinë, që drejtohet nga Kimberly West, për përzgjedhje selektive të dokumenteve dhe dëshmive, duke përdorur vetëm pjesët që i përshtaten tezës së saj dhe duke injoruar elementet shfajësuese. Sipas Alagendrës, kjo qasje e bën aktakuzën të paqëndrueshme dhe, siç u shpreh ajo, “nuk duhej të ishte ngritur fare”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti thirr qytetarët për marshin e 17 Shkurtit: “Drejtësi, jo politikë”

Kryetari i BDI-së dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, fton të gjithë qytetarët …