leoni

Lluka Mishetiq: Prokuroria nuk paraqet kurrfarë prove që Hashim Thaçi t' iu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së

Mbrojtja e Thaçit: Pretendimet për rrezik arratisjeje janë spekulative dhe të pabazuara”

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kundërshtuar me forcë kërkesën e fundit të Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit, duke e cilësuar pretendimin për rrezik arratisjeje si të paargumentuar dhe spekulativ. Në parashtresën e dorëzuar në gjykatë, avokati Luka Mishetiq thekson se klienti i tij nuk ka paraqitur asnjëherë rrezik për t’u arratisur dhe se këtë e kanë konstatuar edhe gjyqtari i procedurës paraprake dhe vetë trupi gjykues. “Z. Thaçi e ka konsideruar çështjen e Prokurorisë aq të dobët saqë ka menduar të mos paraqesë fare një çështje të Mbrojtjes,” thuhet në dokumentin e mbrojtjes. Mbrojtja rikujton se Thaçi është dorëzuar vullnetarisht në vitin 2020 dhe se dorëheqja e tij nga posti i Presidentit të Republikës dëshmon përgjegjësi të lartë institucionale dhe gatishmëri për bashkëpunim me drejtësinë. Për më tepër, sipas mbrojtjes, përfundimi i fazës së Prokurorisë dhe paraqitja e provave e ka ulur ndjeshëm çdo rrezik të mundshëm për ndërhyrje në procedurë apo dëshmitarë, ndërsa argumentet e Prokurorisë janë të përsëritura, të përgjithshme dhe pa mbështetje faktike. “Çdo pretendim për ndërhyrje në këtë fazë është i pabazuar, abstrakt dhe spekulativ,” thuhet në reagimin e mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …