OKB

Prej 1 qershor 2022, Shqipëria, për një muaj rresht do të mbajë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Më  qershor të vitit 2021 Shqipëria u  pranua anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-s. Një vit më pas, pikërisht më 1 qershor të vitit  2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit. Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jenë kryeministri Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka. Një tjetër datë historike për vendin tonë që në këto 12 muaj si anëtare e këshillit ka ngritur zërin e argumentit fuqishëm kundra brutaliteteve ruse në Ukrainë. Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah ShBA-së në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën. Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi jonë. Olta Xhaçka shefja e diplomacinë Shqiptare thotë se me marrjen e presidencës të këshillit Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë. Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit.  (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …