Më 13 qershor finalja e madhe e turnirit “Kenan Halimi”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Këshillin Organizativ të Turnirit Tradicional “Kenan Halimi”. Në këtë takim ata kanë biseduar rreth përgatitjeve, ecurisë dhe organizimit të këtij turniri në futboll të vogël. Këshilli Organizativ falënderoi kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe e njoftuan kryetarin që dje kanë pezulluar të gjitha aktivitetet në nderim të tre të rinjëve vitias, të cilët humbën jetën brenda tri ditëve, dhe në respektimin e vendimit të kryetarit që ditën e mërkurëdjeshme e ka shpallur “Ditë zie”. Poashtu, thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për finalen e madhe, e cila do të mbahet më 13 qershor 2025, në fshatin Skifteraj.

Në fund të këtij takimi ata i dhuruan kryetarit Haliti një fanelë, me logon dhe përmbajtjen e këtij turniri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati më 26 qershor shpalos para qytetarëve të arriturat e tij gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti

Në mbështetje të Ligjit për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës (Ligji nr.03/L-040), neni 4 …