Më 14 korrik pritet vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin nga Gjykata Speciale

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka caktuar datën 14 korrik 2025 si ditën kur do të shpallet vendimi lidhur me kërkesën për rrëzimin e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas një vendimi të fundit të gjykatës, afati për dorëzimin e mocionit të përbashkët nga ekipet mbrojtëse është caktuar më 12 qershor. Ekipet ligjore të Misetiq, Dixon, Roberts dhe Alagendra do të paraqesin argumentet për rrëzimin e aktakuzës. Në anën tjetër, Prokuroria e Specializuar, e udhëhequr nga Kimberly West, do të ketë afat deri më 7 korrik për të paraqitur kundërshtimet e saj ndaj mocionit. Paneli Gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Charles Smith, ka shprehur synimin që më 14 korrik të dalë me një vendim mbi kërkesën për rrëzimin e aktakuzës, një pikë kyçe që mund të ndikojë ndjeshëm rrjedhën e mëtejme të procesit. Në varësi të këtij vendimi, do të përcaktohen afate të reja procedurale, përfshirë paraqitjen e dëshmitarëve nga Mbrojtësi i Viktimave. Po ashtu, më 16 korrik, ekipet mbrojtëse duhet të bëjnë të ditur nëse do të paraqesin rastin e tyre në vjeshtë dhe nëse do të thërrasin dëshmitarë në sallën e gjykimit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj kujton dëshmorët e UÇK-së: Sa herë i kërkoi atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot disa nga dëshmorët …