leoni

Me 15 Maj mbahet Akademi Perkujtimore per shtate Deshmoret e Vitise te Brigades 138 “Agim Ramadani”

Më 15 Maj në ora 11.00, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në Viti, mbahet Akademi Perkujtimore për shtatë Dëshmorët e Vitisë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Mehdi Korrani, Shabi Kajolli, Jonuz Zejnullahu, Njazi Rexhepi, Florin Maliqi, Safet Rexhepi dhe Remzi Xhaferi.

Akademia mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti në bashkëpunim me organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Dega Viti. Pjesëmarrja e Juaj do të jetë nderë dhe vlerësim për gjakun e derdhur për lirinë tonë, thuhet në ftesën publike të kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol HALITI dhe Shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së dega në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit nga Kosova me pjesëmarrje dinjitoze në takimin e Sektorit të Evropës Jugore të CIOFF në Lorca, Spanjë

Në qytetin Lorca të Spanjës po mbahet takimi i sektorit të Evropës Jugore të CIOFF …