Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari dhe në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizohet Akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rëniës së dëshmorëve dhe martitëve të kombit. Akademia mbahet më 15 prill 2019 në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina” në Skenderaj, në orën 12:00, ku do të kujtohën dëshmorët: Afrim Gashi, Azem Zymeri, Bedri Deliu, Daut Dervishi, Driton Veliu, Fehmi Rama, Hajdin Feka, Hamdi Hasani, Brahim Nura, Rifat Qelaj dhe Besim Feka. Pjesëmarrja e juaj i nderon të rënët për liri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
