Më 18 dhjetor do të mbahet mbledhja e Këshillit për Rregulloren për heqjen e imuniteti të deputetit, Sali Berisha

Më 18 dhjetor, pritet të mbahet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, lidhur me  dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në mbledhje do të diskutohet heqja e imunitetit për Berishën. Kërkesa e SPAK erdhi pasi Berisha nuk respektoi masën e mëparshme të sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij me akuzën për korrupsion në procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.  Kërkohet arrestimi i deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të mbaget  më 18 dhjetor,  në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …