Më 2 qershor pritet mocioni për rrëzimin e pikave të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më 2 qershor, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të dorëzojnë në gjykatën e Hagës mocionin për rrëzimin e disa prej pikave të aktakuzës ndaj tyre. Prokuroria do të ketë një afat prej një muaji për t’u përgjigjur ndaj këtij mocioni. Ndërkohë, deklaratat e fundit të kryetares së gjykates speciale, Ekaterina Trendafilova, kanë nxitur reagime të forta në Kosovë. Ajo tha se protesta e veteranëve ishte një arsye pse proceset po zhvillohen jashtë Kosovës. Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Fatmir Sopi, e ka quajtur këtë deklaratë të pavërtetë dhe dashakeqe, duke theksuar se gjykimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së janë zhvilluar pa pengesa në Kosovë që nga paslufta, nga UNMIK-u, EULEX-i dhe gjykatat vendore. Në një zhvillim tjetër, Prokuroria e Specializuar ka konfirmuar se ka refuzuar aplikimet e një personi që kishte kërkuar statusin e viktimës në këtë rast, duke pretenduar se UÇK-ja i kishte bërë “magji të zezë” dhe e kishte “hipnotizuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 24-të seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar edhe vazhdimi i njëzetekatër i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit …