leoni

Kongresi i Manastirit i vitit 1908

Më 22 nëntor të vitit 1908 ka kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar më 14 nëntor të atij viti

Më  22 nëntor të vitit  1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar  më 14 nëntor. Kryetar i Kongresit me vota të fshehta ishte zgjedhur  Mit`hat Frashëri,  nënkryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qiriazi. Ditën e tretë të punimeve u krijua komisioni i Alfabetit të gjuhës shqipe dhe kryetar i këtij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me anëtarë të tjerë Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj. Kongresi i Manastirit u nda në katër grupe dhe tre ditë rresht punuan veçmas. Grupet patën diskutime të gjata dhe të ashpra për të zgjedhur variantin e secilit grup, madje debati zgjati saqë u rrezikua edhe kompromisi. Por ka qenë këmbëngulja e Ndre Mjedës që u arrit kompromisi i madh historik. Në proçesverbalin origjinal të Kongresit thuhet: Të nesërmen, para se të fillonte punimet kongresi, Dom Ndre Mjeda shkoi te Mih`tat Frashëri dhe i paraqiti dy alfabete. M. Frashëri, pas një diskutimi të shkurtër ngeli i kënaqur dhe i tha Mjedës që këto dy variante t`i paraqiteshin komisionit. Pas pranimit të projektit të alfabetit që e kishte paraqitur Gjergj Fishta i gjithë komisioni nënshkruoi  vendimin me një penë të vendosur mbi flamurin kombëtar, të gjithë zotërinjtë delegatë dhanë besën e tyre, ka shkruar asokohe,  Gjergj Fishta.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …