Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më 6 janar 2019 në Deçan do të nderohet dëshmori i kombit Blerim Balaj në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan, njoftohen të gjithë qytetarët se me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Blerim Avdi Balaj më 6 janar 2019 do të zhvillohen këto aktivitete. Në ora 11:00 mbahen homazhe tek lapidari i dëshmorit në Zallë të Strellcit. Në ora 12:00 në Sallën e Asamblesë në Deçan bëhet promovimi i librit “Lot zemre” shkruar nga nëna e dëshmorit, Mejreme Shala-Balaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, …