Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Sot shënohet 19-vjetori i sulmit terrorist të 11 shtatorit në Nju Jork, që shembi Kullat Binjake, nga i cili sulm humbën jetën 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme. Për të nderuar viktimat e këtij sulmi dhe solidarizuar me popullin amerikan, në Kosovë mbahen disa aktivitete. Në nderim të viktimave në SHBA, zjarrfikësit e Prishtinës bëjnë pastrimin e platos dhe vendosjen e flamurit të ri të shtatorja e kryetarit Bill Clinton. Kryekuvendarja Osmani së bashku me ambasadorin Kosnett, vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit. Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente i ndezin alarmet në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …