Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, të enjtën në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë të udhëhequr nga kryetari i komunës Sokol Haliti, zv.kryetari Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë.

Përndryshe Epopeja e UÇK-së është një ndër ngjarjet më kulmore të historisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe si e tillë, manifestohet çdo vit si përkujtim i sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti kujton 7 Shtatorin – Ditën Kushtetuese të Kaçanikut (1990)

7 shtatori i vitit 1990 shënon njërën nga datat më të rëndësishme të historisë sonë …