Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala është emëruar ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Me kërkesë të Nismës, Endrit Shala është emëruar ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Endrit Shala edhe zyrtarisht është emëruar ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate Endrit Shala është emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ku tashmë pritet edhe nënshkrimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Endrit Shala i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate. Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër që disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

Time Kadrijaj: VV po jeton me ëndrra, ndërsa qytetarët me çmime të rritura dhe paga të ulëta

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministres në detyrë të Punëve …