Me mbishkrime provokuese dhe këngë nacionaliste, serbet e kanë filluar liturgjinë për “Vidovdanin”.

Me mbishkrime provokuese dhe këngë nacionaliste, serbet e kanë filluar liturgjinë për “Vidovdanin”

Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën po festohet “Vidovdani” në Manastirin e Graçanicës. Në bluzat e shumë të rinjve serb shihen mbishkrimet provokuese “Nuk e japim djepin e Serbisë”, derisa edhe këndonin për Kosovën. Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese. Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR. Aktualisht në Manastirin në Graçanicë ka filluar liturgjia e parë për “Vidovdanin”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …