Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai i ka uruar gjithë besimtarët myslimanë duke  nënvizuar se si gjithnjë dhe tani e tutje  do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku si shqiptarë. Sot personalisht, por edhe me kolegë të Aleancës, e kemi nderin t’i shprehim urimet për festën e Kurban Bajramit. Neve na ka përcjellë sakrifica. Edhe porosia e Kurban Bajramit është sakrifica. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë si shqiptarë dhe do të festojmë bashkë”, tha me këtë rast, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …