Me rastin e vdekjes së dr.Nisret Hajrullahut-ish drejtor i spitalit të Gjilanit, kryetari Haliti ngushëllon familjen dhe kolegët e tij

Me rastin e vdekjes së dr.Nisret Hajrullahut-ish drejtor i spitalit të Gjilanit, kryetari Haliti ngushëllon familjen dhe kolegët e tij.

Me dhembje e pikëllim pranuam lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë ish-drejtorit të Spitalit të Gjilanit, dr. Nisret Hajrullahu. Ishte një një profesionist shembullor, Pulmologu dr. Nisreti, andaj vdekja e tij, na erdhi si një lajm i papritur. Do ta kujtojmë atë përgjithmonë me krenarinë më të madhe për vullnetin e gatishmërinë e plotë që kishte për të qenë përkrahë situatave të përbashkëta kur bëhej fjalë për shëndetin e qytetarëve. U shprehim ngushëllime më të përzemërta familjes Hajrullahu, stafit punonjë mjekësor të Spitalit të Gjilanit, si dhe gjithë kolegëve e shokëve të tij.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Fushata “Drejtësi – jo politikë” zgjerohet me mbështetje nga Kisha Katolike në Ferizaj

Në kuadër të fushatës “Drejtësi – jo politikë”, e cila po zhvillohet nën ombrellën e …