leoni

Kryetari Haliti i uron gjithë nëpunësit civilë për Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil

Me rastin e 23 qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, më lejoni t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, në emrin tim personal dhe gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe t’ju falënderoj për kontributin tuaj në funksionimin e administratës sonë. Do të mbes i përkushtuar, që administratën publike si një institucion mjaftë i rëndësishëm për shërbimet e qytetarëve tanë, ta mbështesim duke e bërë atë profesionale, efikase dhe efiçiente. Si kryetar i komunës, jam i vetëdijshëm që kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën tuaj, prandaj edhe shfrytëzoj rastin t’ju ftoj që së bashku e me përkushtim të arrijnë synimet tona në modernizimin e administratës.

Me respekt: Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …