Droga

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë vjetore që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga mbidoza janë rritur për 28.5 për qind në periudhën prill 2020 – prill 2021. Ekspertët besojnë se mbidoza mund të jetë shkaktuar për shkak të ndikimit të pandemisë dhe furnizimit me substanca sintetike siç është fentanil. Raste me mbidozë janë raportuar në shumicën e qyteteve amerikane. Sipas autoriteteve amerikane, në periudhën paraprake ishin regjistruar 78,056 viktima.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …