Komuniteti shqiptar në Greqi i thërret të gjithë emigrantët që të protestojnë për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Mediat greke kanë publikuar detaje nga marrëveshja e re mes Greqisë e Shqipërisë, e cila thuhet se është miratuar në fund të vitit të kaluar

Mediat greke kanë publikuar detaje nga marrëveshja e re mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila thuhet se është miratuar në fund të dhjetorit 2024. Marrëveshja është shoqëruar me mungesë transparence nga pala shqiptare, por në një artikull të publikuar së fundmi nga “Kathimerini” kanë dalë detaje nga kjo marrëveshje. Sipas artikullit, Shqipëria duket se ka pranuar disa nga kërkesat tradicionale të Greqisë, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës greke dhe përdorimin e gjuhës së tyre, ndërsa nga pala greke pritet vetëm njohja e pensioneve për emigrantët shqiptarë. Sipas Kathimerinit, marrëveshja e re parashikon, vetëpërcaktim më të lehtë për minoritetin grek, bashkëpunim për varrezat ushtarake greke në Shqipëri, përpjekje për zgjidhjen e kufijve detarë dhe të pronave të  grekëve si dhe zbatimin e  marrëveshjes për votimin me postë për minoritarët  që jetojnë jashtë. Ndërsa po sipas artikullit çështje të pazgjidhura mbeten pronat e çamëve, gjendja e luftës dhe njohja e pensioneve për emigrantët.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …