Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Mediet në Serbi kanë bërë të ditur se A. Vuçiq e ka pranuar ftesën e BE-së dhe do të takohet me A. Kurtin, të dielën në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka  bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar për një takim urgjent në Bruksel para datës 21 nëntor, kur edhe përfundon afati i qortimeve ndaj qytetarëve serbë që vozisin  vetura me targa Kosova dhe  Metohia. Qeveria e Kosovës nuk ka treguar nëse është pranuar ftesa e BE-së, duke thënë se do t’ju informojmë më vonë. Ndërkohë,   mediat në Serbi kanë zbuluar se kryetari, Vuçiq e ka pranuar ftesën e BE-së dhe do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, të dielën ose të hënën e 21 nëntorit, në ditën kur nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM, por dihet tashmë se kjo nuk do të ndodh.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …