Lajmi për ikjen nga kjo botë e bacës Ahmet më ka këputë shpirtin jo vetëm mua e familjes s’ime, por edhe shumë shokëve të idealit anë e kënd Atdheut ku shqip flitet. Trojet shqiptare humbën një argat të Atdheut i cili pa pushuar për vite me radhë nuk u lodh e, nuk pushoj, pa përtesë e pa pagesë në shërbim të kombit e Atdheut.
Aty ku e kërkoj nevoja e Atdheut, herë me ditarë në dorë për t‘i edukuar shumë breza nxënësish në rrugën e atdhedashurisë e, herë para gjykatoreve serbe me kombësi shqiptare duke i mbrojtur pa pikë droje aspiratat e popullit tonë. Herë me pendë e, herë me pushkë duke u bërë simbol qëndrese e, shembull për çlirimtarët ku pjesa dërmuese ishin nxënësit e Tij të dikurshëm.
E nga 4 janari i vitit 1999 duke e mbrojtur nga çdo e ligë luftën e drejtë të Ushtrisë tonë Çlirimtare,
Baca Ahmet lindi në luftë u, rritë në luftë e me luftën, ishte në front e me frontin ,e iku nga kjo botë prapë duke luftuar e duke qëndruar me kurrizin e Tij të çeliktë por ,i pa thyeshëm e i pa kthyeshëm në drejtimin për të unifikuar një Shqipëri të katër vilajeteve ,një flamur, një ushtri e një Kushtetutë!
Prandaj ju lutemi shumë, familje e bacit Ahmet, Ju djem e çika të Tij, ju nipa e mbesa të Tij, Ju shokë të ilegales e të idealit të bacës, Ju bashkëluftëtarë e bashkëluftëtarë, Ju bashkëpunëtorë të Radio Kosovës së Lirë, e Ju bashkëpunëtorë të TV Diellit, Ju shikues e dëgjues të rregullt të RKL-së e TV Diellit, e Ti Shqipëria mëmë e Ahmet Qeriqit që aq shumë të deshi; pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e këtij burri të dheut e Atdheut!
Dhembjen ta ndajmë së bashku e ta kthejmë në forcë siç ma ka mësuar baca!
Nder e lavdi jetës heroike të Ahmet Qeriqit!
Mehmet Musa me familje!
Mërgim me,7 mars 2025