Mehmet Bislimi: Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti biri më besnik dhe më i përkushtuar i nënës Shqipëri!

Mehmet Bislimi: Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti biri më besnik dhe më i përkushtuar i nënës Shqipëri!

Me rastin e vdekjes së atdhetarit, intelektualit, luftëtarit, shkrimtarit, krijuesit, analistit, humanistit, dhe të dënuarit politik, mikut tonë të pashoq, z. Ahmet Qeriqit: ngushëllimet e mia të sinqerta, familjes së tij, miqve, shokëve dhe bashkudhëtarëve të tij.

Në mesin e shumë shkrimeve dhe ngushëllimeve të qindra miqve tanë, për vdekjen e bacës Ahmet, edhe unë në radhët e kësaj aradhe të madhe, ndaj dhembjen dhe ndjesinë më njerëzore  për mikun ton dhe timin, bacë Ahmetin e madh!

Po e nisi dhe po e mbaroj vetëm me një fjali:
„ Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti biri më besnik dhe më i përkushtuar i nënës Shqipëri!“

Ngushëllimet më të sinqerta, familjes, miqve dhe bashkudhëtarëve tanë, anë e mbanë shqiptarisë.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

CH-11-03-2025

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …