leoni

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Mehmet Bislimi: Çështja e shumëpërfolur e Veteranëve të Luftës sonë çlirimtare

Që herët kishte dhe aktualisht ka përpjekje për të devalvuar vlerat e luftës sonë çlirimtare, dhe për të nëpërkëmbur dinjitetin e luftëtarëve të lirisë- në një kohë kur qëllimshëm janë ngritur hipoteza, së cilët janë Veteranët mashtrues, dhe cilët janë Veteranët e vërtetë? Kjo “lajthitje” e satanizuar ka dëmtuar rëndë këtë proces, kjo nuk do duhej të ndodhte në as një mënyrë dhe me asnjë çmim.

Ndaj mendimin së është e pa qartë pse u lejua kjo, nga vet veteranët e vërtetë?!

Dhe nuk ka fyerje më të rëndë për luftëtarët e devotshëm, së rreshtimi i tyre përkrah një “Veterani” të rrejshëm, të shpifur, falsifikator, sabotator, dezertor etj.

Këtë formë dhe mënyrë tejet perfide e kanë plasuar element dashakeqës të lirisë së Kosovës, me të vetmin qëllim; për të krijuar një opinion së në vendin tonë, shkelet edhe mbi sakrificën e gjakut të derdhur për liri, dhe atë vetëm e vetëm për përfitime materiale!…

Ne e kuptojmë plotësisht, gjendjen e rëndë materiale të Veteranëve në Kosovë, si edhe të shumë shtresave tjera të shoqërisë sonë. Pa dyshim, kjo është e rëndë, por edhe më i rëndë dhe më komprometues është manipulimi dhe përfitimi mbi gjakun, sakrificën dhe kurrizin e tyre, prandaj kjo nuk do duhej të lejohej me asnjë kusht, kjo nuk na bënë nder.

Si në tërë botën, edhe në Kosovë pas lufte, do të ishte dashur që të veprohet (nga të gjitha qeverisjet në vazhdim), që Veteranët të trajtoheshin veçantë, si:

– Të gjithë ata Veteranë që janë të aftë për punë, të punësoheshin me prioritet!

– Të gjithë ata që janë invalid lufte, t’ju lidheshin pensionet e përjetshme të invalidit!

– Të gjithë ata që janë afër moshës së pensionit- pensionim të benificuar!

– Për të gjithë familjarët e tyre, përparësi në shkollim, bursa, kredi, shërbimet shëndetësore, transport publik falas, përparësi në punësim, artizanatesh, stimulim dhe dhënie kredish për biznese të vogla, rekreacione të ndryshme etj!

CH-22-07-2025

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: 𝐃𝐮𝐚𝐫𝐭 𝐥𝐚𝐫𝐠 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐮𝐫 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐢 𝐢 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞𝐬 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞!

AVONET, shpreh shqetësimin më të thellë lidhur me sulmin ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të …